Superylli argjentinas bëhet futbollisti i parë në histori që ka humbur dy penallti brenda një edicioni të Kupës së Botës, pa përfshirë gjuajtjet shtesë pas kohës së rregullt.
Kjo penallti, e humbur në pjesën e parë, shënon edhe të katërtën për Messin nga pika e bardhë në historinë e pjesëmarrjeve të tij në Botëror. Ai ka ekzekutuar gjithsej tetë penallti në këtë kompeticion, duke humbur gjysmën prej tyre. Të dyja këto shifra, si katër penallti të humbura ashtu edhe tetë të ekzekutuara, përbëjnë rekorde në historinë e Kupave të Botës.