Ylli argjentinas shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të. Kjo ndeshje u zhvillua në orët e para të së shtunës dhe Argjentina siguroi fitoren pas vazhdimeve.

Messi ka shënuar të paktën një gol në tetë ndeshje radhazi në Kupën e Botës, një ecuri që nisi në Botërorin 2022, ku Argjentina triumfoi. Në këtë seri ai ka realizuar gjithsej 12 gola.

Deri më tani, në këtë Botëror, Messi ka shënuar shtatë gola dhe është në garë për “Këpucën e Artë”, çmim që nuk e ka fituar asnjëherë më parë. Me Argjentinën, ai ka shënuar gjithsej 124 gola, ndërsa rekordin e golave në nivel përfaqësuesesh e mban Cristiano Ronaldo me 146 gola.