Vozinha, i cili shkëlqeu me shtatë pritje gjatë ndeshjes, u bë një nga figurat e spikatura. Pas përfundimit të ndeshjes, portieri iu afrua Messit, shënuesit të golit të parë për Argjentinën.

Vozinha deklaroi se Messi e përqafoi menjëherë dhe i tha se ishte një portier shumë i mirë, duke shtuar se njerëzit duhet të ishin krenarë me të. Portieri e falënderoi Messin, duke e cilësuar atë si më të mirin.

Messi dhe Argjentina do të përballen me Egjiptin në raundin e 16-të të Kupës së Botës. Vozinha konfirmoi se kishte siguruar fanellën e Messit dhe se këto momente do t'i kujtonte gjithmonë.