Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, konfirmoi se kapiteni Lionel Messi është në gjendje të mirë fizike dhe do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Egjiptit. Messi luajti 120 minuta në fitoren dramatike ndaj Kepit të Gjelbër në fazën e 1/16 së finales.

Në konferencën për shtyp, Scaloni u shpreh optimist për gjendjen e yllit argjentinas. Ai theksoi se Messi nuk ka raportuar asnjë problem, pavarësisht moshës dhe ngarkesës së ndeshjeve. Ndeshja mes Argjentinës dhe Egjiptit do të zhvillohet të martën në orën 18:00.

Përzgjedhësi vlerësoi edhe paraqitjet e Argjentinës në turne. Ai tha se skuadra ka fituar të katër ndeshjet, gjë që e bën të kënaqur me nivelin e treguar. Scaloni shtoi se lojtarët shfaqin dëshirë të madhe për të mos humbur, edhe kur nuk luajnë në maksimumin e tyre.

Scaloni foli edhe për vështirësitë e përgjithshme në Kupën e Botës, duke përmendur se asnjë skuadër favorite nuk ka ruajtur vazhdimësi në paraqitje. Ai përmendi udhëtimet, nxehtësinë, gjendjen e fushave dhe topin si faktorë që ndikojnë në nivelin e lojës. Sipas tij, favoritët nuk po shfaqin dominimin e pritshëm për shkak të këtyre faktorëve.