Zotërimi i më shumë se një gjuhe ndikon pozitivisht në moshën biologjike të trurit. Kërkuesit zbuluan se individët dygjuhësh kishin tru që dukej rreth gjashtë vjet më i ri se ata që flisnin vetëm një gjuhë. Për ata që flisnin tre gjuhë, truri shfaqej rreth shtatë vjet më i ri, ndërsa te folësit e katër gjuhëve, truri ishte rreth 13 vjet më i ri.
Këto gjetje u prezantuan në konferencën e Federatës së Shoqatave Evropiane të Neuroshkencës në Barcelonë. Studimi matë ndikimin e gjuhëve në trurin individual, duke theksuar se sa më herët dhe sa më shumë gjuhë të flitet, aq më i theksuar është efekti.
Hulumtuesit në Spanjë, Kili, Argjentinë dhe Dublin krahasuan banorë të rajonit bask, një zonë me nivele të larta shumëgjuhësie. Ata vlerësuan aktivitetin e trurit të 728 personave me mosha dhe aftësi të ndryshme gjuhësore. Për të llogaritur moshën neurologjike normale, u përdor Inteligjenca Artificiale.
Një grup i dytë prej 144 personash, me numër të barabartë folësish të një, dy, tre apo katër gjuhëve, iu nënshtrua skanimeve për krahasim. Studiuesit morën parasysh faktorë si mosha, gjuha amtare dhe arsimimi, por theksuan se faktorë të tjerë si stili i jetës dhe angazhimi social mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin e trurit.