“TOKË” shënon nisjen e rrugëtimit artistik të Meriton Ramës, duke sjellë një kombinim të tingujve modernë dhe një produksioni vizual të kujdesshëm. Muzika e këngës u prodhua nga ARNON, ndërsa tekstin e shkroi vetë Meriton Rama. Videoklipi u realizua nën regjinë e Jasmin Rexhepit, nga Anamor Studio.

Ky projekt prezanton Meriton Ramën për herë të parë para publikut, me një identitet të veçantë artistik dhe një realizim profesional. “TOKË” gjendet në Spotify, Apple Music, YouTube Music, Deezer, Amazon Music dhe platforma të tjera. Videoklipi zyrtar është i aksesueshëm në kanalin zyrtar të artistit në YouTube.