Meriton Korenica, ylli i Kombëtares së Kosovës, po shqyrton mundësinë e një kalimi në Serie A. Klubi italian Monza ka nisur bisedimet për transferimin e futbollistit nga Rahoveci, i cili shihet si një përforcim për repartin ofensiv.
Për Korenicën, i cili është 28 vjeç, ka shfaqur interes edhe FCSB dhe Rapid Bukureshti nga Rumania. Gjithashtu, ka oferta edhe nga klube aziatike. Megjithatë, prioriteti i lojtarit mbetet Evropa, me Serinë A si destinacionin më të mundshëm.
Sezonin e kaluar, Korenica pati një paraqitje të shkëlqyer me ekipin e Clujit. Ai luajti në 50 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar 9 herë, duke qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës rumune.