Melinda Ademi ka zbuluar pamjet e reja që do të shoqërojnë albumin e saj të parë. Ajo ka ndarë me publikun fotografitë zyrtare të projektit muzikor “Bad Diva” përmes një postimi.
Në këto fotografi, Ademi shfaqet me një dukje glamuroze. Ajo ka veshur një kostum bezhë, i cili është zbukuruar me gurë shkëlqyes në pjesën e sipërme. Veshja plotësohet me taka transparente dhe vathë të mëdhenj. Grimi i theksuar, flokët me onde dhe pozat e sigurta kontribuojnë në imazhin tërheqës të artistes, në linjë me konceptin e albumit.