Aktori Mehdi Malkaj mori fjalën në protestën e 35-të kombëtare kundër qeverisë, para ndërtesës së Kryeministrisë. Ai iu drejtua qytetarëve të mbledhur, duke e cilësuar sheshin plot me “shqiptarë të mirë”.

I pritur me duartrokitje, Malkaj falënderoi protestuesit për mbështetjen. Ai theksoi rëndësinë e atdhedashurisë. “Për dashurinë jap jetën, por për Atdheun jap dashurinë”, deklaroi Malkaj, mes brohoritjeve të turmës.

Protesta para Kryeministrisë vazhdoi me pjesëmarrjen e mijëra qytetarëve nga Shqipëria dhe diaspora. Kërkesat kryesore përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, lirimin e protestuesve të arrestuar dhe ndryshime në sistemin politik.