Zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi sot se Finlanda do të bëhet një objektiv i mundshëm për armët bërthamore ruse. Ky deklarim erdhi pas vendimit të Finlandës për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore.
Medvedev shkroi në rrjetin social X se ky ndryshim e vendos Finlandën në hartën e objektivave bërthamore të Rusisë, duke ironizuar se vendi "ka arritur kulmin e sigurisë".
Parlamenti finlandez miratoi ligjin për heqjen e ndalimit të importit dhe vendosjes së armëve bërthamore më 17 qershor. Presidenti Alexander Stub e nënshkroi këtë ligj më 26 qershor.