Portugalia u eliminua nga Kupa e Botës të hënën mbrëma, duke humbur 0-1 ndaj Spanjës në fazën e 1/8-tës. Golin e shënoi Mikel Merino, me asist nga Ferran Torres. Spanja do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinale.
Pasi humbjes, gazeta portugeze ‘A Bola’ i ka kushtuar një artikull kritik trajnerit të kombëtares, Roberto Martinez, dhe yllit Cristiano Ronaldo. Artikulli, i titulluar "Cristiano Ronaldo, nuk duam të të 'vrasim', por mjaft është mjaft", kërkon mbylljen e ciklit të lojtarit me kombëtaren dhe vë në pikëpyetje zgjedhjet e trajnerit.
Media e cilëson ekipin portugez si të mbivlerësuar dhe të turpshëm nën drejtimin e Martinezit. Sipas saj, mosfutja e Gonçalo Ramos në lojë kundër Spanjës ishte "qershia mbi tortë e tmerrit". Ajo kritikoi Federatën Portugeze të Futbollit për një qasje "arrogante dhe të sigurt në vetvete", duke premtuar sukses të madh, por duke ofruar vetëm pesë ndeshje, dy prej të cilave kundër RD Kongos dhe Kolumbisë, u cilësuan si "të turpshme".
Fajtorin kryesor 'A Bola' e përcakton si Roberto Martinez, duke theksuar "obsesionin për të mos prekur statuset e Cristiano Ronaldos dhe Bruno Fernandes". Gazeta thekson nevojën për një faqe të re në historinë e futbollit portugez, duke propozuar Jorge Jesus si trajner të ri dhe duke kërkuar që Cristiano Ronaldo të bëjë një hap mënjanë, pasi "egoja e tij nuk e lejon të jetë zëvendësues".