Mbyllja e përkohshme është pjesë e projektit “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve Nacionale dhe Rajonale të Kosovës për 3 vite në vazhdim – Ferizaj 1”. Punimet konsistojnë në asfaltimin e rrugës rajonale R115 Fushë e Pajtimit–Prevallë.

Gjatë ditës së enjte, më 9 korrik 2026, do të asfaltohet një segment rrugor prej 1050 metrash. Mbyllja e qarkullimit siguron kryerjen e punimeve në kushte të sigurta, si dhe garanton cilësinë e shtresës së asfaltit. Kjo masë mbron si sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, ashtu edhe të personelit punues.

Qytetarët udhëzohen të përdorin rrugë alternative gjatë orarit të mbylljes për të shmangur vonesat.