Protestuesit, të cilët ishin mbledhur për ditën e 36-të rresht, pas përfundimit të tubimit para godinës së Kryeministrisë, kanë nisur një marshim në rrugët e Tiranës. Kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë aktuale.
Gjatë protestës, një prej organizatorëve theksoi solidaritetin me dy persona të arrestuar, duke u shprehur: “Sot protestojmë edhe për dy shokët tanë që na ndjekin nga televizioni! Jemi me ju!”
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e radhës, e cila është paralajmëruar për ditën e nesërme.