Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, duke marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Aty u përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit dhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike.

Më pas, marshimi vijoi drejt Komisariatit nr. 3, ku protestuesit kërkuan lirimin e të ndaluarve. Gjatë kësaj kohe, pati momente tensioni, ku disa protestues thyen xhamat e komisariatit. Policia ndërhyri me mjete ujore për të shpërndarë turmën. Protesta e 35-të u mbyll në sheshin “Skënderbej”.

Organizatorët njoftuan protestën e radhës për nesër në orën 9:00, para Gjykatës së Tiranës. Kjo do të ndodhë gjatë seancës për masën e sigurisë për 21 të ndaluarit. Një tjetër tubim është paralajmëruar për në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”.