Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, njoftoi se ka rregulluar punësimin e dy pilotëve shtesë për avionët zjarrfikës. Këta pilotë do të punësohen pas miratimit nga Ministria e Financave.
Angellov theksoi se pilotët e rinj do të dërgohen për trajnim gjatë muajve tetor-nëntor. Njëri prej tyre ka më pak përvojë, ndërsa tjetri është pilot me përvojë të gjerë në fluturime me aeroplanë dhe helikopterë.
Drejtoria synon gjithashtu blerjen e tre avionëve “Air Tractor”, përfshirë një version me dy vende. Kjo blerje do të mundësojë kryerjen e trajnimeve në mënyrë të pavarur. Angellov ftoi të gjithë pilotët me mbi 400 orë fluturimi, pavarësisht llojit të avionit, të kontaktojnë drejtorinë.
Me angazhimin e kolonelit në pension Malezanski dhe pilotit në pension Vasko Mihalçev, Drejtoria pret të ketë një bazë solide për të zhvilluar trajnime të brendshme, pasi të dy konsiderohen ekspertë në aviacion.