Monarku britanik, Mbreti Charles III, përcjellë një mesazh urimi drejtuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë. Në mesazhin e tij, ai deklaroi se marrëdhëniet mes Londrës dhe Uashingtonit do të vazhdojnë të bazohen në vlera të përbashkëta.

Në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore, Mbreti Charles u shpreh se nuk ka dyshim që të dy vendet do të vijojnë të mbrojnë parimet që i bashkojnë. Ai nënvizoi se kombet kanë ndërtuar një marrëdhënie miqësie dhe besimi mbi lirinë, sundimin e ligjit dhe dinjitetin njerëzor, pavarësisht sfidave dhe sukseseve përgjatë shekujve.

Mesazhi vjen si pjesë e festimeve për themelimin e Shteteve të Bashkuara. Ai thekson lidhjet historike dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në çështje ndërkombëtare.