Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se 33,000 prej studentëve të regjistruar janë femra. Pjesa më e madhe e tyre, konkretisht 77.8%, kanë zgjedhur të studiojnë në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 22.2% janë regjistruar në ato private.

Drejtmet më të preferuara për studentët mbeten shëndetësia dhe mbrojtja sociale, me një total prej 14,008 studentësh. Menjëherë pas saj renditet fusha e biznesit, administratës dhe drejtësisë, e cila ka të regjistruar 11,016 studentë.

Për vitin e parë të studimeve janë regjistruar 16,212 studentë, duke përbërë 29.5% të numrit të përgjithshëm të studentëve. Nga ky grup, 14,995 studentë janë regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve.