Situata e transplantimeve të organeve në Maqedoninë e Veriut mbetet kritike. Mbi 200 pacientë kanë nevojë urgjente për një organ të ri, duke shpresuar për një shans të dytë për jetën.
Autoritetet shëndetësore planifikojnë të prezantojnë një sistem të ri për dhurimin e organeve. Ky ndryshim pritet të hyjë në fuqi nga muaji tetor, me shpresën se do të përmirësojë procesin e dhurimit dhe do të ndihmojë në shkurtimin e listave të pritjes.