Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se operacionet policore u zhvilluan në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Kriva Pallankë, Radovish, Manastir, Resnjë, Prilep dhe Kërçovë. Gjatë kontrolleve dhe bastisjeve të kryera me urdhër gjyqësor, u sekuestruan marihuanë, kokainë, hashash dhe lëndë të tjera narkotike.

Në Shkup u arrestuan shtatë persona: A.B. (19), G.L. (38), M.B. (22), N.T. (25), M.A. (40) nga Shkupi, si dhe N.J. (22) nga Slladujeva dhe V.S. (35) nga Makedonski Brodi. Ata u kapën me pluhur të bardhë, lëndë të ngurtë dhe marihuanë.

Në Tetovë u arrestua B.A. (41) me marihuanë. Në Gostivar, Ç.F. (54) u kap me lëndë të ngurtë të bardhë. Në Kumanovë u arrestuan A.M. (29) me pluhur të bardhë, lëndë të zezë dhe tableta, si dhe F.R. (43) me marihuanë. E.K. (32) u arrestua në Kriva Pallankë për posedim marihuane.

Në Radovish, S.S. (42) u kap me pluhur të bardhë dhe kokainë. Gjithashtu, N.K. (40) dhe D.K. (45) nga Shkupi u arrestuan në rrugën rajonale Dedinë-Konçe me hashash. Në Manastir, A.L. (32) dhe M.L. (34) nga rrethina u kapën me lëndë të ngurtë dhe pluhur të bardhë. Në Resnjë, F.Sh. (30) dhe A.Sh. (29) u arrestuan me marihuanë dhe një peshore digjitale. L.P. (30) u arrestua në Prilep me marihuanë, pluhur të bardhë dhe peshore. Në Kërçovë, B.B. (32), B.M. (42) dhe N.D. (23) u kapën me pluhur të bardhë gjatë një kontrolli automjeti.

Të gjithë personat e arrestuar janë ndaluar në stacionet policore për dokumentim të plotë të rasteve dhe do të përballen me kallëzime përkatëse.