Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, bën thirrje për informacione. Kushdo që ka të dhëna për identitetin apo vendndodhjen e personit në fjalë, duhet të kontaktojë policinë. Qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 192 ose të dërgojnë email në adresën info@kosovopolice.com.

Autoritetet theksojnë se çdo informacion i ofruar nga publiku është i rëndësishëm për hetimet.