Të dyshuarit, identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur plotësisht, dolën para gjykatës më 3 korrik. Ata u arrestuan dy ditë më parë, gjatë një operacioni policor të udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar. Aksioni, i asistuar nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, rezultoi në arrestimin e nëntë personave.

Gjatë operacionit u sekuestruan 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transportin e derivateve, dy armë zjarri me 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante. Gjithashtu, u gjetën 301 euro në kartëmonedha dy-euroshe, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, kontrabandimit të mallrave në bashkëkryerje, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, dokumenteve të rrejshme lidhur me tatimin dhe shmangies nga tatimi.