Naim Elshani, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Saradranit, ka kundërshtuar ashpër dënimin me 12 vjet burgim për Ekrem Bajroviqin, ish-pjesëtar i ushtrisë serbe. Bajroviqi u shpall fajtor pas rigjykimit për ekzekutimin e 15 shqiptarëve në vitin 1999.

Elshani theksoi se plagët e tij “kulluan gjak” prej 27 vjetësh dhe dënimi prej 12 vjetësh për një kriminel lufte është “çmenduri”. Ai shprehu zhgënjim të thellë me sistemin e drejtësisë, duke thënë se nuk ka parë drejtësi dhe se vuajtjet e tij nuk e lënë të flejë më shumë se pesë minuta gjumë.

Elshani denoncoi mungesën e mbrojtjes institucionale për dëshmitarët e krimeve serbe në Kosovë. Ai tha se është kërcënuar disa herë dhe se kërkesat e tij për mbrojtje nga prokuroria nuk janë marrë parasysh. Ai gjithashtu ka financuar vetë transportin për dëshmitarë të tjerë të maltretuar gjatë viteve 1990-1999, të cilët nuk vijnë në gjyqe për shkak të mungesës së mbështetjes.

Edhe dëshmitari Ylber Lipa u shpreh i pakënaqur me dënimin dhe theksoi mungesën e përkrahjes shtetërore për dëshmitarët. Lipa përmendi se dëshmitarët përballen me vështirësi financiare, trauma psikologjike dhe probleme shëndetësore, siç është rasti i Naim Elshanit.