Zbatimi i angazhimeve dhe përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë mbeten thelbësore për vazhdimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Këtë e bëri të qartë Marta Kos para vizitës së saj zyrtare. Ajo shtoi se besimi midis vendeve kandidate dhe BE-së ndërtohet mbi përmbushjen e detyrimeve dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kos theksoi se asnjë vend kandidat deri më sot nuk ka marrë garanci që nuk do të lindë një mosmarrëveshje e re gjatë procesit të anëtarësimit, derisa shteti i fundit anëtar të ratifikojë traktatin. Ajo e quajti këtë një realitet të funksionimit të zgjerimit të BE-së.

Gjatë kësaj vjeshte, Komisioni Evropian do të propozojë mënyra të reja për vendet kandidate që të afrohen me Bashkimin Evropian, edhe para anëtarësimit të plotë.