Qytetarë të shumtë marshuan në rrugët kryesore të Tiranës, pas fjalimeve përpara Kryeministrisë. Thirrjet kryesore të protestuesve ishin “Rama jepe dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Marshimi u mbështet nga forca të shumta policore, të cilat ishin pozicionuar në pikat kyçe. Gjatë rrugëtimit, një i moshuar doli në ballkonin e shtëpisë së tij duke mbajtur një flamur me simbole kombëtare.

Ai përshëndeti me dorë dhe valëviti flamurin kombëtar, duke treguar solidaritet me protestuesit. Ky gjest u prit me ovacione dhe duartrokitje të gjata nga pjesëmarrësit, duke rritur moralin e tyre.