Qytetarët mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, duke brohoritur thirrje kundër qeverisë. Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e kryeministrit. Ky marshim është pjesë e një agjende protestash që vazhdon prej 34 ditësh.

Marshimi pritet të vijojë deri pak para mesnatës, pas së cilës protestuesit do të shpërndahen. Ata janë bërë thirrje të ribashkohen sërish nesër në orën 19:00.