Protestuesit u grumbulluan në orën 19:00, duke nisur më pas marshimin drejt ndërtesës së qeverisë. Pavarësisht temperaturave të larta, pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe flamuj.

Gjatë marshimit, ata bënë thirrje të vazhdueshme për largimin e kryeministrit. Në protestë morën pjesë si fëmijë, ashtu edhe të moshuar, të cilët mbanin në duar pankarta me mesazhe të ndryshme.