Mickoski deklaroi se aktualisht po ndërtohen njëkohësisht gjashtë segmente autostradash në vend. Ai theksoi se procedura për segmentin Bukojçan-Kërçovë do të përfundojë shpejt.

Sipas kryeministrit, autostrada Kërçovë-Ohër duhet të jetë funksionale vitin e ardhshëm. Gjithashtu, pritet që 10 kilometrat e parë të autostradës Prilep-Manastir të hapen për qarkullim në të dy drejtimet brenda vitit të ardhshëm. Ndërtimi i autostradave Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan do të jenë në kulmin e punimeve.

Kryeministri përmendi edhe rritjen e pagave dhe pensioneve. Paga mesatare është rritur me 8.000 denarë, ndërsa pensioni mesatar është rritur me 7.000 denarë gjatë dy viteve të fundit.