Sulmuesi i Bayernit, Ismael Saibari, pësoi një lëndim në ndeshjen e fazës së 1/8-ve të finales kundër Kanadasë, ku luajti vetëm 22 minuta. Saibari u detyrua të largohej me lot nga fusha, duke shkaktuar shqetësim për ekipin maroken.
Ndeshja çerekfinale ndërmjet Francës dhe Marokut do të luhet të enjten në orën 22:00. Përfaqësuesja e Marokut shpreson që Saibari të jetë i gatshëm për këtë përballje të rëndësishme. Saibari ka shënuar tre gola për Marokun dhe falë paraqitjeve të tij të mira me kombëtaren, ai u transferua te Bayerni për 55 milionë euro.