Mark Markez, në një intervistë, theksoi se ka zgjedhur rrugën e tij të duhur në jetë dhe nuk do të ndryshojë sport. Ai deklaroi se nuk do të bëhej kurrë një pilot i nivelit të Hamiltonit apo Verstapenit në Formula 1, edhe nëse do të provonte garat me makina.
Markez u shpreh se në vitin 2025 ka arritur kulmin e karrierës së tij në MotoGP. Çdo arritje tjetër pas kësaj periudhe do të konsiderohet thjesht një shtesë në karrierën e tij.