Një person me inicialet M.T., 33 vjeç, nga Shkupi u arrestua dje rreth orës 17:30 nga policia e SPB Shkup, në rrethinën e Kisella Vodës. Arrestimi erdhi pas një bastisjeje në banesën e tij, e cila u krye me urdhër të gjykatës.

Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën dhe konfiskuan një sasi marihuane, si dhe një peshore digjitale me mbetje të dyshuara marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të ngrihet kallëzimi përkatës penal.