Arrestimi u krye më 3 korrik, rreth orës 20:45, nga punonjësit policorë të Njësisë së Punëve të Brendshme në Makedonski Brod. Bastisja u realizua me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës.

Gjatë kontrollit, u zbuluan marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale, e cila kishte gjurmë të mbetjeve të marihuanës. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzimi penal përkatës ndaj personit të dyshuar.