Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se arrestimi u krye më 3 korrik, rreth orës 20:45, nga zyrtarë policorë të Njësisë për Punë të Brendshme (NJPB) Makedonski Brod. Bastisja u realizua me urdhër të Gjykatës Themelore të Kërçovës.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi marihuanë, një thërrmuese dhe një peshore digjitale, të gjitha me gjurmë të substancës narkotike. MPB-ja deklaroi se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të paraqitet kallëzimi përkatës penal.