Maradona, i ndjerë në nëntor 2020 në moshën 60-vjeçare, kishte deklaruar në vitin 2018 se organizatorët e turneut synonin ndarjen e ndeshjeve në katër pjesë, me qëllim rritjen e hapësirave për reklama.
Parashikimi i tij theksonte se interesi komercial do të mbizotëronte mbi frymën sportive. Ai shprehu mospëlqimin e tij, duke thënë se “nuk ka pasion” dhe se amerikanët do të dëshironin katër pjesë nga 25 minuta për reklama, duke e çuar kohëzgjatjen totale të ndeshjeve në 100 minuta. Deklarata ishte bërë me shaka, por rezulton të jetë e saktë.
Në Kupën e Botës aktuale, midis pjesës së parë dhe të dytë është futur një pushim tre-minutësh. Ky pushim u ofron lojtarëve mundësinë për t'u freskuar për shkak të temperaturave të larta dhe po shfrytëzohet për transmetimin e reklamave televizive.