Legjenda e futbollit, Diego Maradona, parashikoi ndryshime të rëndësishme në Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada. Deklaratat e tij, të bëra në vitin 2018, theksonin se ndeshjet mund të ndaheshin në katër pjesë për shkak të reklamave.
Maradona shprehu shqetësimin e tij për mungesën e pasionit dhe motivimin tregtar që mund të ndryshonte thelbin e lojës. Sipas tij, amerikanët do të kërkonin ndarjen e ndeshjeve në katër pjesë 25-minutëshe, duke shtuar kohën totale të lojës në 100 minuta. Ai e dha këtë parashikim me ironi, por shprehu besimin e tij se ky skenar ishte i mundshëm.