Nga janari në maj 2024, eksportet arritën në 3.5 miliardë euro, ndërsa importet kapën vlerën e 4.9 miliardë eurove. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet u rritën me 5.7 përqind, kurse importet shënuan rritje prej 5.91 përqind.
Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se gjysma e shkëmbimit tregtar u realizua me pesë shtete partnere. Vendet e Bashkimit Evropian kontribuuan me 58.2 përqind të totalit të shkëmbimit tregtar.
Struktura e eksporteve tregoi se pjesa më e madhe përbëhej nga katalizatorët me metale të çmuara, grupet e telave ndezës për automjete, si dhe pjesët e ulëseve. Në importet dominuan platini dhe lidhjet e tij, metalet e tjera të grupit të platinës, vajrat e naftës dhe automjetet motorike për transportin e udhëtarëve.