Çmimi i EURODIZELIT (D-E V) do të rritet me 2.50 denarë për litër. Benzinat EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shënojnë një rritje prej 1.00 denarë për litër. Gjithashtu, Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të shtrenjtohet me 2.00 denarë për litër.

Nga data e caktuar, çmimet maksimale të derivateve do të jenë: EUROSUPER BS-95 me 85.50 denarë/litër, EUROSUPER BS-98 me 87.50 denarë/litër dhe EURODIZEL BS (D-E V) me 82.50 denarë/litër. Vaji Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet me 81.50 denarë/litër. Çmimi i Mazutit M-1 SU do të ulet me 0.265 denarë/kg, duke arritur në 41.230 denarë/kilogram.