Aktualisht, 168 pacientë presin veshka, 37 zemër, 12 mëlçi dhe 23 korne. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe koordinatorja kombëtare për transplantim, Biljana Kuzmanovska, prezantuan modulin e ri në sistemin “Termini Im”.

Ky modul do t'u mundësojë qytetarëve të rritur të deklarojnë vullnetin e tyre për dhurimin e organeve dhe indeve. Vendimi do të nënshkruhet personalisht, do të certifikohet nga mjeku i zgjedhur dhe do të regjistrohet në sistemin elektronik kombëtar.

Ministria thekson se qasja në këto të dhëna do të kontrollohet rreptësisht nga personat e autorizuar. Qytetarët do të kenë mundësi ta ndryshojnë vendimin e tyre në çdo kohë. Deklarata e fundit e regjistruar do të konsiderohet e vlefshme. Kuzmanovska theksoi se dhurimi i organeve mbetet plotësisht vullnetar.

Ky sistem i ri kërkon përgatitje teknike, institucionale dhe komunikimi deri në zbatimin e tij.