Publiku i Kosovës mirëpriti debutimin e Orhanit në kryeqytet, duke mbushur hapësirën e koncertit. Artisti, i njohur për stilin e tij që ndërthur muzikën elektronike me elemente melodike, performoi disa nga hitet e tij më të suksesshme, duke mbajtur publikun në lëvizje.

Një moment kulmor i mbrëmjes ishte interpretimi i hitit “Si ai” të artistes kosovare Tayna. Kjo zgjedhje shkaktoi reagime entuziaste nga të pranishmit. Mbrëmja u karakterizua nga kombinimi i muzikës elektronike dhe energjisë së publikut. Performanca e Mahmut Orhan u mbyll me duartrokitje të gjata dhe një atmosferë festive që vazhdoi edhe pas përfundimit të setit.