Në tekstin e këngës, Madonna aludon se Penn ndihej në hije nga fama e saj. Ajo këndon se suksesi i saj e kërcënonte atë, duke ndikuar në marrëdhënien e tyre. Një varg i komentuar gjerësisht është: “Ke pasur një mijë arsye pse s’mund të më kishe”.
Kënga përmend gjithashtu një makinë klasike Shelby GT500 të vitit 1968, që Madonna ia kishte dhuruar gjatë martesës. Gjithashtu, referohen problemet ligjore të aktorit për drejtim të pakujdesshëm në vitin 1987. Albumi “Confessions II” me 16 këngë, ku përfshihet edhe një bashkëpunim me Sabrina Carpenter, publikohet më 3 korrik.
Madonna dhe Sean Penn u martuan në vitin 1985 dhe u divorcuan në vitin 1989. Pas divorcit, Penn ndërtoi një karrierë të suksesshme në kinematografi, duke fituar tre çmime Oscar. Së fundmi, ai u vlerësua për rolin e tij në filmin “One Battle After Another”, ku luan së bashku me Leonardo DiCaprio.