Kënga "The Test" është kënga e 15-të në albumin "Confessions II", i cili u lançua të premten. Në tekstin e këngës, Madonna reflekton mbi pamundësinë për të kuptuar në kohë ndikimin e vëmendjes publike te vajza e saj. Lourdes Leon, nga ana e saj, thekson lidhjen me nënën dhe procesin e ndërtimit të identitetit të saj.

Bashkëpunimi u njoftua disa ditë më parë në Instagram nga Madonna, e cila postoi një foto të vjetër me Lourdes dhe fragmente nga teksti. Madonna ka zbuluar se ishte Leon ajo që sugjeroi shkrimin e këngës si një mjet për të shëruar marrëdhënien e tyre. Ky moment forcoi vendimin e saj për të regjistruar albumin.

Lourdes Leon ka folur më parë për raportin e vështirë me nënën e saj. Në një intervistë të vitit 2021, ajo e përshkroi nënën e saj si "maniake kontrolluese" dhe theksoi dëshirën për pavarësi të plotë pas shkollës së mesme. Ajo deklaroi se e ka paguar vetë shkollimin e saj, pavarësisht rritjes në privilegj.