Në këngën “Bizarre”, artistja 67-vjeçare përmend një “yll kinemaje me sy të kaltër të thellë”, një përshkrim që fansat e konsiderojnë si referencë ndaj Penn, me të cilin ishte e martuar nga viti 1985 deri më 1989. Vargjet përfshijnë “Yll kinemaje, sy të kaltër të thellë. Në Hollywood ishim çifti i përkryer”.
Kënga përmend edhe një makinë “Shelby Cobra” që “nuk ishte e destinuar të zgjaste”. Kjo detaj lidhet me një makinë Shelby GT500 të vitit 1968, të cilën Madonna ia kishte dhuruar Penn si dhuratë martese.
Teksti i këngës sugjeron gjithashtu se personi në fjalë ndihej i kërcënuar nga fama e saj, duke refuzuar të shfaqej me të në tepihun e kuq: “Shtronin tepihun e kuq për ne, por ti nuk doje ta ndaje me mua. Gjithçka sepse ndiheshe i kërcënuar nga unë, edhe pse nuk e pranoje”.
Madonna nuk e ka përmendur Penn me emër dhe nuk ka konfirmuar zyrtarisht se kënga i kushtohet atij. Në të kaluarën, ajo ka folur hapur për ndjenjat e saj ndaj Penn, duke deklaruar në vitin 2016: “Të kam dashur që në momentin kur të pashë për herë të parë. Dhe ende të dua po aq”.
Albumi i ri përfshin gjithashtu këngën “Betrayal”, e cila besohet t'i kushtohet njerkës së saj, Joan, e cila ndërroi jetë në vitin 2024. Vargjet e kësaj kënge janë: “Kjo është një histori tradhtie... Ti kurrë nuk do ta zësh vendin e nënës sime”.