Macron, i cili mbërriti në Turqi mbrëmjen e së martës, është pjesë e takimit të liderëve të 32 vendeve anëtare të aleancës. Në këtë samit merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Presidenti francez u pa duke dalë nga hoteli, i shoqëruar nga truprojat. Ai ishte i veshur me pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë sportive. Macron përshëndeti gazetarët përpara se të vazhdonte vrapimin.

Vrapimi në udhëtimet jashtë vendit për samite dhe takime ndërkombëtare është një rutinë e njohur e presidentit francez. Vrapimi i Macron në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Liderët e NATO-s pritet të diskutojnë çështje të rëndësishme sigurie, mbrojtjeje dhe sfida globale gjatë samitit.