Presidenti francez Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Siri. Gjatë kësaj vizite, Macron do të diskutojë me autoritetet siriane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët.
Makron do të takohet me presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Ai do të shoqërohet nga një delegacion investitorësh dhe përfaqësuesish të kompanive franceze. Takimi do të përfshijë delegacionet përkatëse nga të dyja palët. Data e saktë e udhëtimit nuk është bërë ende publike.
Vizita do të jetë udhëtimi i parë i një presidenti francez në Siri që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024.