Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, shprehu publikisht urimet për vajzën e tij, Lotinën, dhe partnerin, Gramoz Aliu (Mozzik). Këto urime vijnë pas njoftimit se çifti do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi u bë publik nga Lotina përmes një postimi, ku theksoi se aktualisht ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Çifti po pret një djalë. Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta urimi nga familjarë dhe ndjekës në rrjetet sociale.
Haziri ndau gëzimin e tij për zgjerimin e familjes dhe faktin se së shpejti do të bëhet gjysh. Ai shkroi në një postim: “Familja po rritet. Urime Gramoz dhe Lotina. Ju duam shumë”, duke shoqëruar mesazhin me një fotografi të çiftit.