Ilirjan Margjeka, drejtues i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin "Luarasi", prezantoi programin e ri akademik. Ky bashkëpunim me LSE u ofron studentëve kurrikula britanike dhe mundësinë për të marrë dy diploma: një nga "Luarasi" dhe një nga LSE.

Margjeka theksoi se procesi i implementimit ishte sfidues për shkak të harmonizimit të dy legjislacioneve të ndryshme, por e cilësoi si një sukses të madh. Ai shtoi se përkushtimi maksimal nga të gjitha palët ka kontribuar në suksesin e këtij viti të parë të programit.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që sjell një degë të LSE. Kjo kurrikul, me stafin pedagogjik të kualifikuar, vlerësohet ndër më të mirat në botë. Provimet vlerësohen nga palët britanike dhe shqiptare, duke siguruar një standard të lartë akademik dhe një avantazh për studentët në tregun e punës.