LSDM mbetet në qëndrimet parimore për Kodin Zgjedhor. Venko Filipçe theksoi se zgjidhjet e propozuara hapin rrugë për "grabitje zgjedhore". Kjo përfshin edhe metodën e votimit për diasporën, e cila sipas tij, nuk siguron kushte të barabarta për të gjithë votuesit.

Filipçe pyeti pse votimi për diasporën duhet të jetë ndryshe nga ai në vend, si me votim elektronik apo postar, kur banorët në vend përdorin gjurmët e gishtave. Ai shtoi se kjo qasje ekspozon në mënyrë të padrejtë qytetarët e diasporës ndaj dyshimeve për parregullsi zgjedhore.

Kryetari i LSDM-së ngriti shqetësime edhe për ndryshimet e propozuara në kompetencat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Ai konsideroi të palogjikshme kufizimin e KSHZ-së për vendimmarrje vetëm mbi ankesat e përfshira në procesverbal. Gjithashtu, ndryshimet në mënyrën e shënimit të fletëvotimit mund të krijojnë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe abuzime.

Filipçe theksoi se LSDM do të jetë konstruktive, por jo duke lejuar "grabitje zgjedhore" me ligje të tilla.