Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi se organet e partisë do të shqyrtojnë angazhimin e ish-ministres së Mbrojtjes në këtë iniciativë, e cila u promovua më 1 korrik me synimin për të ngritur debatin shoqëror.

Petrovska ka shprehur publikisht qëndrime kritike ndaj gjendjes në LSDM, duke theksuar nevojën për ndryshim. Filipçe u shpreh se platforma “Biseda për të ardhmen” është një projekt politik i ri i Hristijan Mickoskit, i njohur si “ZNAM 2.0”. Sipas tij, ky projekt synon fragmentimin e opozitës dhe dobësimin e LSDM-së.

Filipçe shtoi se organizatori dhe financuesi i kësaj platforme janë të njëjtë si ata të projektit ZNAM. Ai theksoi se është i hapur për çdo debat, por që diskutimet duhet të zhvillohen brenda strukturave partiake të LSDM-së.