Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk janë të interesuar për reforma apo përmirësimin e Kodit Zgjedhor, por synojnë grabitje zgjedhore dhe manipulim të 200 mijë votave të diasporës. Partia opozitare thekson se VMRO-DPMNE fillimisht deklaroi se kishte arritur marrëveshje me “Levicën” dhe BDI-në, ndërsa tani po ia kalon problemin LSDM-së.

LSDM akuzon Mickoskin se me forcë dhe pa konsensus shfuqizoi qeverinë teknike. Pas dështimit të modelit të votimit elektronik për diasporën, ai u përpoq të promovonte votimin me postë, pa kontroll dhe pa garantuar vullnetin e qytetarëve. Sipas LSDM-së, problemi qëndron te qeveria dhe te Mickoski, i cili dëshiron të manipulojë votat.

Mickoski, thekson LSDM, e përdor agjendën e reformave si justifikim për paaftësinë e tij për të përmbushur detyrimet e procesit të integrimit evropian. LSDM shprehet se nuk do të lejojë grabitje zgjedhore dhe do të mbrojë votën e çdo qytetari nga abuzimi dhe manipulimi.