Lotina Haziri dhe Mozzik po kalojnë pushime në Greqi. Haziri ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shfaqet e relaksuar pranë detit, duke ekspozuar barkun e saj të rrumbullakosur.
Këto imazhe vijnë pas lajmit të bërë publik nga çifti se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lotina ka ndarë edhe pamje nga ushqimet dhe ambientet e qeta të pushimeve.
Në një prej fotografive shfaqet edhe Mozzik, i cili e shoqëron partneren e tij gjatë kësaj periudde të veçantë. Çifti konfirmoi pak ditë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë.