Çifti e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale, ku Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Mozzik ndau me publikun edhe një mesazh emocionues, duke cituar një varg nga Kurani.

Ky do të jetë fëmija i parë për Lotina Hazirin, e cila është vajza e politikanit Lutfi Haziri dhe njihet si prezantuese televizive. Për reperin Mozzik, ky do të jetë fëmija i dytë. Ai është gjithashtu babai i vajzës Hana, nga një lidhje e mëparshme. Postimi i çiftit mori urime të shumta nga miq, kolegë dhe ndjekës.